Shënon Lila, por Pas Janina humbet 5-1 ndaj Olympiakos

redaktor

Goli i Andi Lilës ishte e vetmja notë pozitive e Pas Janinës në humbjen 5-1 ndaj Olympiakos në javën e pestë të Superligës së Greqisë.

Futbollisti shqiptar në minutën e 86 të takimit pasi mori një pasim të saktë nga Manias goditi bukur në hyrje të zonës duke e dërguar topin në trekëndësh.

E pamundur për portierin Jimenez për t’ia ndryshuar drejtimin topit, pavarësisht se edhe dy mbrojtës të Olimpikasosit tentuan ta ndalnin finalizimin e 29-vjeçarit.

Në fakt serinë e golave në këtë ndeshje e hapi një tjetër shqiptar, pikërisht Pajtim Kasami, në minutën e 31, pasi u asistua nga Durmaz. Një minutë më vonë dyfishoi rezultatin Furtounis, ndërsa Botia në të 42-ën realizoi golin e tretë për Olympiakosin.

Autogoli i Tzimpoulos, dhe finalizimi i Durmaz e çuan shifrat në 5-0 në pjesën e dytë, para se futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila të realizonte golin që i vlejti më shumë në aspektin personal. Një sinjal mjaft pozitiv për Gianni De Biasin, i cili do të ketë një lojtar më shumë në formë për sfidat e tetorit me Serbinë dhe Armeninë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *