Ndërkohë që kombëtaren tonë e kanë lë gjunjët sërish në minutat shtesë, Portugalia na bën një dhuratë të çmuar.
Ajo ka mundur Danimarkën me rezultatin 1 – 0, në ndeshjen tjetër të Grupit I, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016.
Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, ndërsa në të dytën përfaqësuesja luzitane e ka dominuar Danimarkën, duke shënuar edhe golin e fitores me anë të Zhoao Mutinjo (Joao Moutinho) në minutën e 66’.
Portugalia me këtë tre pikësh siguron vendin e parë në grup me 18 pikë, dhe mund të shkojë e qetë në Beograd për ndeshjen e fundit ndaj Serbisë.
Në vend të dytë ndodhet Danimarka me 12 pikë, 1 pikë më shumë se përfaqësuesja jonë por pa ndeshje tjetër.
Nëse Danimarka fitonte Shqipëria edhe sikur të fitonte në Armeni nuk e kapte dot vendin e dytë.
Nëse barazonte, do barazhoheshim me pikë në rast fitorehe në Armeni.
Por humbja e Danimarkës ka mbajtur në lojë Shqipërinë për kualifikim.
Në vend të 4 është ngjitur Serbia me 4 pikë. E mbyll grupin Armenia në vend të 5 me 2 pikë.
