Naxhi Shensoj do të debutojë si trajner i Kukësit pikërisht në vendin ku u bë i njohur, në Ballsh, kundër Bylisit. Skuadra nënkampione udhëton drejt jugut të vendit me synimin për të dalë nga kriza, por do të jetë shumë e vështirë në stadiumin “Adush Muça”, ndonëse trajneri Shensoj e njeh mjaft mirë kundërshtarin. Shensoj, i cili e drejtoi Bylisin në finalen e Kupës sezonin e kaluar, ku u mund nga Laçi, synon të rikthehet në Evropë me ekipin e ri, i cili ka një organikë më të mirë, pasi është ndërtuar nga presidenti Gjici me synim fitimin e titullit. Veç takimit të Ballshit, sot luhen edhe dy ndeshje të tjera, pasi java e shtatë është e ndarë në tri ditë. Kastrioti do të presë Lushnjën, ndërsa Besa pret Flamurtarin, në një duel krize, ku pikët janë detyrim për secilën prej skuadrave. Ndeshjet më interesante janë nesër, ku spikat takimi midis Teutës dhe Vllaznisë. Durrsakët e kanë humbur kreun vetëm për shkak se kanë shënuar një gol më pak se Skënderbeu, ndërkohë që shkodranëve iu mohua kryesimi nga humbja me korçarët. Këta të fundit presin Laçin, nesër në orën 17:00. Java e shtatë shënon edhe rikthimin e derbit të kryeqytetit, midis Partizanit e Tiranës, por për ta parë duhet pritur edhe shtatë ditë. Ndeshja do të luhet më 12 tetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Shtyrja është bërë për të ruajtur fushën për ndeshjen e kombëtares kundër Zvicrës, më 11 tetor.
Kategoria Superiore
JAVA VII
Sot
Kastrioti-Lushnja 14:00
Bylis-Kukësi 14:00
Besa-Flamurtari 14:00
Nesër
Teuta-Vllaznia 14:00
Skënderbeu-Laçi 17:00
12 tetor
Partizani-Tirana 20:00
N Skuadra P Gol F B H
1 Skënderbeu 12 10:6 4 0 2
2 Teuta 12 9:5 3 3 0
3 Partizani 11 6:3 3 2 1
4 Vllaznia 10 10:5 3 1 2
5 Laçi 10 3:4 3 1 2
6 Bylis 8 9:7 2 2 2
7 Lushnja 8 4:5 2 2 2
8 Kukësi 7 4:6 2 1 3
9 Tirana 7 2:6 2 1 3
10 Kastrioti 6 3:6 2 0 4
11 Flamurtari 5 6:6 2 2 2
12 Besa 1 4:9 0 1 5
Flamurtari -3 pikë
