Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet. Si dhe u shpall në kërkim administratorja e qendrës së masazhit, shtetasja A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës”, thotë policia në një njoftim për mediat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celularë dhe 1 bllok shënimesh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
o.j/dita

Merruni more me krimin e organizuar lerini keto budallalleqe me sherbime ekstra.Harxhoni forca, energji e pare kot.Nese nuk detyroheshin te prostituonin s’ka krim fare, si ne gjithe boten.