Shërbimi i transportit, Haxhinasto: Të eliminohen pengesat për qytetarët

Dita

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi mbarëvajtjen e punës tek Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Kashar.

Ministri deklaroi se disa hallka në proçesin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve mund të thjeshtohen apo eliminohen . “Në fakt kjo është një domosdoshmëri, si dhe është pjesë e rëndësishme e reformave që jemi duke realizuar, për një shërbim më të mirë në shërbimet e transportit, ku qytetari, drejtuesi i automjetit është në qendër të tij. Ai është kontributor i drejtpërdrejt i përpjekjeve tona për të rritur sigurinë rrugore, pasi këtu flasim për lejet e drejtimit, testimet apo edhe për cilësinë e automjeteve”, tha ministri.

Haxhinasto i bëri thirrje qytetarëve që marrin shërbime, se në raste të papërgjegjshmërisë nga individë të caktuar për korrupsion apo për kërkesa të paligjshme për shërbimet që ofrohen, të bëjnë apelimet sipas proçedurave ligjore apo duke paraqitur shqetësimin e tyre në numrin e paraqitur në ëeb sit-in e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *