Shërbimi sekret ia ndalon Obamës shëtitjet me… elefantë!

Ornela

Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se ndihej i keqardhur për udhëtimin e tij në Laos, pasi shërbimi sekret nuk do ta lejonte atë të shëtiste me një elefant, kur ai të vizitonte trashëgiminë kulturore të Luang Prabangut.

Obama tha se ishte shumë i nderuar që do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton vendin e vogël të Laosit dhe se ishte mirënjohës që do të kishte mundësinë të shijonte bukuritë e vendit aziatik.

“Nesër unë do të kem mundësinë që të përjetoj nga afër disa nga trashëgimitë e Luang Prabangut”,  tha ai në një fjalim në Sallën Kombëtare të Kulturës, në Vientiane.

“Më vjen keq vetëm për faktin se unë e di se ky qytet quhet vendi i një milion elefantëve, por shërbimi sekret nuk do të më lejojë të shëtis me një të tillë”, u shpreh Obama.

“Ndoshta do të kthehem kur unë nuk do të jam më president”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *