A do votojë dot Sherefedini nesër në Dibër?

redaktor

Orët e fundit drejt të dielës kur hapet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Dibër kanë shtuar ndjeshëm sikletin e kandidatit Sherefedin Shehu.

Përzgjedhja e emrit të tij për këtë garë e gjeti krejt të pa përgatitur. Siç vet e pranoi, ju desh që ti thoshte po kërkesës së partisë për të kaluar vitet e fundit para daljes në pension në vendin e tij të lindjes, vend që e kishte braktisur dhjetra vite më parë.

Njësoj si Grida Duma të cilën e thërriti partia në zgjedhjet e vitit 2015 për të kandiduar në Bashkinë e Durrësit edhe Sherefedin Shehut ju desh të nxitonte për të zhvendosur pashaportizimin nga Tirana ku jetonte e banonte, drejt Dibrës ku duhet të kandidonte.

Kjo është dhe shkelja e parë e Shehut për shkak se sipas Kodit Zgjedhor ai do duhet të ishte banor i Dibrës 6 muaj para datës së zgjedhjeve dhe jo më vonë.

Për shkak se Shehu nuk ishte banor i Dibrës dhe u regjistrua në momentet e fundit pas shpalljes si kandidat, lista përfundimtare e zgjedhësve, e printuar dhe publikuar nuk e përmban emrin e tij.

Po të kërkosh në webin www.votoj.com, rezulton se Sherefedin Shehu ka kodin shifror 377-1848-01-002. Adresa e qendrës së votimit është Shkolla “26 Nëntori”, Njësia Bashkiake nr.5, Tiranë,

Aktualisht, Shehu është duke ndjekur rrugën gjyqësore për të tentuar përfshirjen e tij në listën e votuesve përmes vendimit të gjykatës.

Neni 57 i Kodit Zgjedhor, pika 2, thotë se në rast se zgjedhësi ndryshon vendbanimin pas shpalljes së listës së zgjedhësve, lista nuk ndryshon dhe zgjedhësi voton në qendrën e votimit ku ka emrin në listën e miratuar.  Në rast se zgjedhësi paraqet kërkesë në gjykatë në kushtet e kësaj pike, kërkesa rrëzohet.

Nuk dihet nëse do të ketë apo jo sukses Shehu në këtë përpjekje e cila e ka vënë në situatë qesharake.

Njeriu që po kërkon votat e gjithë qytetarëve të Dibrës për tu ulur në karrigen e kryebashkiakut rrezikon kështu që të mos votojë dot veten e tij.

Dita

Share This Article
5 Comments
  • tashë 26 vjet që i kan vënë zjarrin pasurisë përbashkët ata që kanë vrarë ,kan plaçkitur i janë sulur Dibrës nga e gjithë shqipëria u ka bë thirrje e mbledhje të veçanta të gjithë PD-iste kudo ku janë nëpër gjithë shqipëri në sulmë në zgjedhje me propogandë dhe para në çdo fshtat të dibrës edhe ishë gjenralve të degraduar të sulmit kundër jugut i ka nisur për votën e SHerfedinit të gjithë kush ka një makinë apo biznesmen apo njeri i thjeshtë me flamur të PD-së ta ngulë në kodra e fshatra me të thella të Dibrës për të krijuar presion psikologjik mbi votuesit në favor të PD-së e SHeferdinit ose sherferedinit ?
    Të gjithë në Dibër të ndikoni në votën për fitore të PD-së. !.
    ……….Kjo është demokratoshkërdhatësia dhe stili që ju ofroi Dibranve dhe shqiptarve mostra S.Berisha dhe L.Basha dhe partia kriminale e tyre, vidhë ,dhuno ,vra e rrëmbe vota sa më shumë.

  • Keshtu ka vepruar Partia Demofashiste ,zoti Skifteri,qysh se u krijua , Disa muaj me pas iu vuri koburen pas shpine 4 djemve shkodrane ne vitin 1991 dhe deri me sot, vetem me dhune e krime . Ata jane te sigurte se nuk mund te marrin me teper se 15-20% te votave,ne se votimet behen te lira e te ndershme .Ne rrugen e destabilizimit qe ndjekin , kane perkrahjen e fuqishme te Beogradit me te Athines .

  • Po ngeli vetëm për një votë ,votën SH.Shehut do ja falim, ti japim fitore në tavolin si dikur L.Bashës për 10 vota që rrëmbeu u bë k/bashkie të Tiranës . Por besojmë se humbja e PD-së do të jetë e thellë.

  • Kam mendimin se, per ta hequr qafe, PD e degdisi kete person te kandidoje per kryetar bashkie! Humbja per te, eshte pothuajse e sigurte! Nuk e di, se pse duhet shpresuar ende nga PD per ndonje mrekulli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *