Sheriff Tiraspol, trajneri Bordin: Vijmë si favoritë, kokëlartë me shpresën për kualifikim

Gazeta Dita

Vetëm pak orë para nisjes nga Moldavia, në prag të përballjes me skuadrën e Kukësit, të vlefshme për ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminator të UEFA Champions League, trajneri i skuadrës së Sheriff Tiraspol, Roberto Bordin ka dhënë verdiktin e tij në lidhje me pozitat e ekipit të tij dhe asaj që parashikohet të ndodhë të mërkurën në “Elbasan Arena”.

“Ne e kaluam me sukses takimin e parë ndaj shqiptarëve. Tani na mbetet të shohim. Gjatë kësaj kohe jemi përpjekur të evitojmë dhe riparojmë difektet dhe problematikat e evidentuara gjatë analizës së ndeshjes së parë.

Si gjithmonë do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, të krijojmë raste dhe të kalojmë në raundin tjetër. Padyshim që fitorja në shtëpi me rezultatin 1-0 na jep më shumë qetësi në prag të ndeshjes së kthimit. Është më mirë se 0-0”, u shpreh kreu i pankinës së ekipit modlav.

“Gjëja më e rëndësishme është që nuk e shpërdoruam rastin në fushën tonë. Gjatë ndeshjes u pa qartë që ne krijuam shumë raste, mund të kishim shënuar edhe dy ose tre gola. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë, por për momentin jemi favorit ndaj kundërshtarit.

E shfrytëzuam rastin tonë dhe shënuam gol. Shkojmë në Shqipëri me kokën lart, me shpresën e një rezultati pozitiv”, deklaroi trajneri i Sheriff Tiraspol, Roberto Bordin.

Share This Article
1 Comment
  • Dhe nuk ka asnje diskutim se do te kualifikoheni! Rezultati 1-0 eshte shume i veshtire per tu permbysuar nga ekipi shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *