Të gjitha rastet e dërguara nga qyteti i Vlorës për analizim në ISHP kanë rezultuar negative.
Pra edhe sot Vlora mbetet me 5 persona të prekur nga Covid-19.
Teksa nga këta 5 persona 3 prej tyre janë shëruar dhe janë tashmë në gjendje të mirë shëndetësore, janë kthyer në shtëpi, për të qëndruar në karantinë për 14 ditë.
Behet fjalë për 3 nga 4 anëtarët e familjes së infektuar që banon pranë Postës dhe tregut të madh të fruta-perimeve në Vlorë.
Nga 4 pjesëtarët e saj është shëruar djali 25 vjeç, i ati i tij 67 vjeç dhe gjyshja 77 vjeçe, teksa në spitalin Infektiv të Tiranës ka mbetur veç nëna 50 vjeçe.
Teksa Vlora, përveç 4 anëtarëve të familjes ka pasur edhe një tjetër të infektuar të moshuarën 72 vjeçe, që fatkeqësisht ka humbur jetën.
j.l./ dita
