Shërohen nga koronavirusi edhe 7 pacientë të tjerë në Shqipëri

redaktor

7 pacientë të tjerë të shtruar në Spitalin Infektiv me koronavirus, janë shëruar.

Lajmin e jep kryeministri Rama, i cili shkruan “LAJM I MIRË: 7 TË SHËRUAR SOT”, ndërsa e shoqëron fjalinë me një emoji me sy me zemra.

Sipas përditësimit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë janë konfirmuar zyrtarisht 197 persona me koronavirus, kanë humbur jetën 10 prej tyre dhe janë shëruar 40 të tjerë, bashkë me pacientët e sotëm të njoftuar nga Rama.

Share This Article
2 Comments
  • 10 te vdekur per 200 paciente! Cka e bene % ma te nalte per vdekje!!
    Edhe ckakerkon neser disa pergjegjje ne pyetjet shtese: nuk kishim mjete?! Apo nuk i kishim mjeket te mireformuar?! Apo te dyjat?!
    Pra cfare masa do merren neser qe te kemi materialin e duhur per shpetim njereze , cfare masa do merren per specializimin edhe updateingun e njohurive te mjekeve qofte mjekeve specialiste qofte mjeket e familjes te cilet dollen me duar thate para ´armikut’ ..cfare masa do merren qe te kemi nje sistem shendetsie te mireorgani , se u pa se vetem sot paskan menduar per nevojén e ambulancave …te cilat I bame vetem fall Turqise!!!
    Pra a ishte PPPja e sterilizimit qe sterilizoj fundet e Shendetsise nje gje qe nfihmoj a prishi buxhetin tone ne Shendetsi!?

  • Përvojat e para me virusin SARS-CoV-2 tregojnë se infeksionet janë shpesh më të rënda dhe kanë rezultuar fatale për më shumë jetë njerëzish se sa për shembull ke viruset e llojeve të njohura të gripeve kundër të cilave është gjetur me kohë vaksina.

    Në vende ku virusi SARS-CoV-2 është shfaqur dukshëm si Kina dhe Italia është vënë re se sistemi i atjeshëm shëndetësor arriti shpejt në kufijtë e së mundshmes gjë që u pasua me një shkallë të lartë vdekshmërie.

    Një studim për Kinën ka arritur në përfundimin se ke njëra prej provincave veçanërisht të prekura si Hubei shkalla e vdekshmërisë kapi njërën prej shifrave më të larta me afro pesë përqind (5%), ndërkohë që në gjithë Kinën kuota e vdekshmërisë nuk e kaloi 0.8 përqind

    Tani po të marrim dhe të analizojmë shifrat e deritanishme në Shqupërinë e gjysëmterrit informativ, deri më sot kemi të shpallur 10 të vdekur nga 197 të prekur nga virusi.

    Një llogaritje e shpejtë me mend lë të kuptohet se përqindja e vdekshmërisë është mbi 5%, kështu që në vend të euforisë, shallvaregjeri do bënte mirë të ULTE TURPSHËM KOKËN dhe të kërkonte publikisht falje per keqmenaxhimin e situatës dhe për mungesën e theksuar të shërbimit shëndetsor.

    Kështu që përjashto sahanlëpirësit e pacipë të oborrit dhe gazepat e vënë në shërbim të propagandës gojore, në këndvështrimin e lexuesit me IQ nënmesatare, dalja e kryekllounit të cirkut me emojna dhe edbojna me sy e me vetlla është padyshim kulmi i papergjegjshmerise dhe pertalljes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *