Shërohet Levi, rikthehet në stolin e Flamurtarit

redaktor

Flamurtari fiton në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë me Orikumin, 2-1, në fushën e këtij të fundit. Përtej rezultatit, ajo që ka rënë në sy, është rikthimi në stol i trajnerit Stanislav Levi, pas disa ditëve me probleme shëndetësore, që nuk i lejuan të udhëtonte edhe në Peqin për ndeshjen e javës së tretë të kampionatit, Flamurtari-Laçi, 0-0.

Në ndeshjen e djeshme, për Flamurtarin kanë shënuar Zeqiri në minutën e 8-të me penallti dhe Bregu në minutën e 90-të, teksa ka barazuar përkohësisht për vendësit Nurçe në minutën e 58-të.

Flamurtari “hipotekon” kualifikimin tashmë për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ndërsa janë aktivizuar kryesisht lojtarë që kanë patur më pak minuta në këmbë gjatë ndeshjeve të kampionatit. Ndeshjen e radhës Flamurtari e luan në shtëpi përballë Vllaznisë për kampionat ditën e diel, ora 19:00, në Vlorë. Një ndeshje kyç jo vetëm për ekipin vlonjat, por edhe për trajnerin Levi. Përveç fitores, dy rezultatet e tjera do të ishin të papranuara, si për tifozërinë, ashtu edhe për drejtuesit e klubit kuqezi. Ndërsa një fitore e mundshme do ta çlironte ekipin nga ngërçi i rezultateve, teksa në 3 javë, Flamurtari ka marrë vetëm një pikë.

Share This Article
1 Comment
  • FLAMURTARIN e mori TURKU dhe i vu zjarre. Largohu nga Turku Flamurtar se nuk ben hajer. Turqit spo bejne hajer ne Turqi me futbollin e tyre e jo te bejne hajer per ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *