Një vajzë e sapolindur u shërua nga AIDS-i pasi u trajtua menjëherë sapo erdhi në jetë. Vogëlushja nga Misisipi (SHBA) u trajtua me një kokteil ilaçesh që në orët e para pas lindjes.
Lajmi është bërë i ditur nga mjekët që kanë ndjekur rastin e vajzës së vogël dhe mund të shënojë hapin e parë në rrugën e kurimit me sukses të qindra mijëra fëmijëve që lindin çdo vit të prekur nga virusi vdekjeprurës.
Vogëlushja, e cila tashmë është dy vjeçe e gjysmë dhe nëse shërimi i saj konfirmohet, ky do të bëhet rasti i dytë i një pacienti të shëruar nga SIDA.
