Për shumë prej nesh, soda e bukës është thjesht një përbërës që i shtohet ëmbëlsirave e disa gatimeve të tjera. Ndoshta disa të tjerë e përdorin dhe për pastrim, por ka dhe femra që njohin fuqitë e këtij pluhuri magjik në fushën e bukurisë.
Maskat me përbërës bazë sodën e bukës e bëjnë lëkurën më të bukur dhe shkelqejnë flokët, por ajo që nuk dini është se soda e bukës vjen edhe me shumë përfitime të tjera shëndetësore.
Pirja e një gote ujë me një lugë sodë buke mund të parandalojë e të trajtojë shumë probleme të tjera. Soda e bukës është substancë alkaline, që ndihmon funksionet metabolike. Përmban gjithashtu fosfat mono-kalcium dhe bikarbonat natriumi elementë të cilët ndihmojnë në :
Lehtësimin e urthit
Kur acidi i stomakut ju ngjitet deri në ezofag shkakton djegie të stomakut. Kjo gjendje mund të trajtohet duke pirë ujë me sodë buke.
Neutralizon pH e organizmit
Konsumimi i ½ lugë sodë buke përzier me 1 gotë me ujë do të rivendosë ekuilibrin e pH në trupin tuaj. Për shkak të pH mbi 7, soda është një përbërës magjik që ndihmon metabolizmin të funksionojë më së miri.
Kuron problemin e gurëve në veshka
Konsumi i rregullt i sodës së bukës do të shpërbëjë kristalet në veshka.
Përmirëson performancën fizike
Soda është tepër alkaline, që do të thotë se ul nivelet e acidit laktik i cili kontrakton muskujt tuaj.
Soda është një metodë efektive për të parandaluar grumbullimin e acidit.
Trajton infeksionet urinare
Përzieni një lugë sodë buke në një gotë ujë dhe pijeni një herë në ditë. Kjo metodë është veçanërisht e dobishme nëse përjetoni ndjesi djegieje kur urinoni.
