Sherr dhe përplasje në një qendër numërimi në Kavajë

Gazeta Dita

Tensione në një qendër numërimi në Kavajë. Raportimet e para flasin për një sherr dhe përplasje mes vëzhguesve.

Situata është ende e paqartë dhe shumë konfuze. Raportohet për përplasje fizike jashtë KZAZ nr 42. Gazetari i “BW” nga vendngjarja raporton për një situatë të pakuptimtë nga një mos përputhje mendimesh për procesin e numërimit të votave.

“Shumë njerëz nuk kanë qenë brenda në momentin e numërimit për shkak edhe të vapës së madhe që bëhet në ambientet e brendshme të palestrës së një shkolle në Kavajë janë përplasur numërues, komisionerë, vëzhgues dhe punonjës policie”, tha ai.

Nuk kuptohet pse numëruesit janë jashtë qendrës së numërimit dhe nuk dihet kush po i ruan votat dhe kutitë me vota.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *