Lojtarët e kombëtareve të bejsbollit të Kanadasë dhe të Meksikës janë rrahur gjatë ndeshjes midis tyre për kampionatit botëror, zhvilluar në Feniks të SHBA-së. Sherri shpërtheu teksa Kanadaja kryesonte 9-3, kur njëri nga hedhësit meksikanë goditi me qëllim kundërshtarin. Pas kësaj u shkaktua një kaos i vërtetë, ku pati edhe shkëmbim grushtesh, por edhe nga tribunat ku ishin tifozët e Meksikës fluturuan sende të ndryshme drejt fushës. Si pasojë, një nga lojtarët kanadezë u godit në fytyrë. Në fund kanadezët fituan 10-3.