Sherr i madh mes bandave shqiptare dhe rumune në Itali, disa të plagosur

Elton Tafaruci

Një sherr mes dy bandave në Itali ka përfunduar me dy të lënduar, të cilët u dërguan në spital.

Sipas mediave italiane, u përleshën bandat e shqiptarëve dhe të rumunëve, të cilët u përfshinë në një rrahje masive.

Kanë qenë të paktën 10 persona që u përfshinë në sherrin masiv, disa prej të cilëve janë emra të njohur për policinë italiane.

Sipas dëshmitarëve, kanë qenë edhe tre italianë të përfshirë në sherr, ndërsa disa prej pjesëtarëve të bandave u dërguan në spital pasi kishin pësuar lëndime.

Policia ka sekuestruar kamerat e rrugëve për të identifikuar personat e tjerë, që mundën të largoheshin pas ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *