Sherr i rëndë mes dy vëllezërve në Fier, njëri e plagos tjetrin me kosore

J L

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vëllezërve në Fier ditën e sotme.

Gjatë përplasjes njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me mjet prerës, tip kosore.

45-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.

Ende nuk dihen detaje se përse ka nisur sherri mes tyre, ndërsa hetimet pritet të zbardhin ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *