Pesë të burgosur janë plagosur përgjatë një konflikti të agravuar mes të burgosurve italianë dhe atyre shqiptarë në burgun e Sant’ Angelo në Lombardi.
Sipas raportimit të mediave italiane ende nuk ka detaje për shkakun e këtij konflikti, por theksohet se momentalisht një i burgosur i paidentifikuar është në gjendje kritike për jetën.
Janë shmangur pasoja të tjera më të rënda, për shkak të ndërhyrjes në kohë të personelit të burgut.
Ndërkohë, sekretari rajonal Ciro Auricchio kërkon nga Departamenti i Administrimit të Burgjeve që “të marrë masa urgjente të natyrës disiplinore dhe penale, kundër atyre që janë përgjegjës për atë që ka ndodhur”.
s.a/dita
