Dy persona janë plagosur pas një sherri në Sukth të Durrësit.
Të plagosur kanë mbetur dy djem të rinj.
Njëri nga të rinjtë është dërguar në gjendje të rënduar në Urgjencën e qytetit.
Spitali i Durrësit e ka dërguar me urgjencë për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Njëri nga të plagosurit është një djalë i ri me mbiemër Osmani.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia është nisur në vendngjarje për të zbardhur gjithçka.
j.l./ dita
