Dy makina u përfshin sot në një aksident rrugor, të cilat sollën edhe të shtëna me armë zjarri pasditen e sotme në qendër të komunës italiane, Barzio.
Mediat italiane raportojnë se një shofer nxori nga brezi një pistoletë dhe e shkrepi atë drejt tokës, dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Policia e vendit ka njoftuar se autori që shkrepi armën ishte një shtetas shqiptar, i cili qëlloi për të trembur një tjetër shofer, edhe ai shqiptar.
Pas kësaj autori hipi sërish në makinë dhe u largua nga vendngjarja.
Efektivët e policisë janë në kërkim të shqiptarit i cili qëlloi me armë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur./dita.
