Një 19 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit pasi ka plagosur një 27 vjeçar.
I riu i identifikuar si Klajdi Budani për motive të dobëta nga goditur me grushta të riun me iniciale A.D, banues në Elbasan, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike.
27 vjeçari i dhunuar ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal./ l.h dita
