Dy taksistë janë përfshirë në një sherr me thika gjatë paradites së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Tregu Elektrik” në Tiranë.
Për pasojë, një prej taksistëve, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbetur i plagosur.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, Sajmir Vejsia, autori i plagosjes, është vetëdorëzuar në polici.
Për momentin nuk dihen arsyet e këtij sherri./b.l
