Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrës.
Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar.
Adoleshenti u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk mundi të mbijetojë.
Sipas mjekëve, 16-vjeçari kishte marrë një goditje me thikë pranë zemrës, plagë e cila ka bërë që ai të humbë gjak dhe për rrjedhojë ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.15, në Spitallë, ku shtetasi D.L. 17 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës.
Ndërkohë, policia ka arrestuar 17-vjeçarin D.L. si autor të dyshuar të ngjarjes.
a.s/dita

Nje pyetje : Perse duhet ajo foto e thikes me gjak, ose e litarit te zi te lidhur nyje per njoftimet e vetvarjeve ?!!!
Keto foto une mendoj qe shkaktojne ndjenje te madhe frike dhe stres momental tek lexuesi, i cili e tejkalon me mjaft veshteresi kete situate emocionale te panevojshme. Mjafton vetem njoftimi me fjale, e ka tensionin brenda.