Një person ka mbetur i plagosur dje pas një sherri me fatorinon dhe kontrollorin e autobusit të linjës Tiranë – Vorë.
I arrestuar është fatorinoja, Hazbi Begu 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë, ndërsa në kërkim është kontrollori.
Pas një sherri, kontrollori me inicialet C.K. 28 vjeç dhe fatorinoja kanë goditur me thikë pasagjerin R.M. 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.
l.h/ dita
