Sherr me vëllanë, e plagos me thikë

anazapta

Një sherr mes dy vëllezërve për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur sot në Durrës. L. B. Dhe Q. B, 50 dhe 48 vjeç janë konfliktuar mes tyre dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Mësohet se L. B. Ka plagosur me thikë të vëllanë, i cili është dërguar menjëherë në spital.

I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vëllai agresor është vënë në pranga nga policia pak minuta më pas. Shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *