Sherr mes dy të rinjve, 18 vjeçari sulmon me thikë shokun e klasës

Leda Hysa

Një konflikt mes dy të rinjëve ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 18 vjeçari paraditen e sotme në një gjimnaz në qytetin e Sarandës.

Mësohet se dy nxënës kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Antoni Athanas” në një klasë të vitit të tretë.

Shtetasi Kastriot Xhanga për motive të dobëta ka goditur dy herë me thikë në sup dhe ije Kostandin Bodinin.

Bodini është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkaq, uniformat blu ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *