Sherr mes deputetëve Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu sot në mbledhjen e Komisionit Kuvendor të Sigurisë Kombëtare
Konflikti nisi në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë ku ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kreu një seancë dëgjimore me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike, anëtarë të këtij komisioni.
Konflikti ka shpërthyer pas fjalëve ofenduese që dy deputetet, Noka dhe Ndreu kanë bërë në drejtim të njëri-tjetrit. Sherri degjeneroi deri në atë fazë sa mund të kishte pasur dhe përplasje fizike, por në atë çast ndërhyri Garda si dhe deputetët.
Fillimisht dy deputetët e kanë nisur sherrin gjatë zhvillimit të mbledhjes.
Noka: Po ik se s’merrem me ty unë, nuk merr vesh ti, po flas me atë. Po ik o qërohu se s’merrem me plehra unë, po flas me atë.
Ndreu: O ti qurravec, mos fol me mua me atë gjuhë
Braho: Po të vazhdojë kështu unë jam i detyruar ta ndërpres.
Noka: Me kë je tu fol ti, do të zhduk halabak
Ndreu: Ik ore injorant
Por deputetët Ndreu dhe Noka nuk e lanë me aq. Ata tentuan të konfliktoheshin dhe fizikisht, madje duke përdorur dhe fjalë kërcënuese ndaj njëri-tjetrit. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë Garda, deputetë dhe gazetarë./BW
Mjerë ne për deputetë që kemi!
Pune malokesh, nuk dine te zgjidhin gje pa gjak
Vrituni, theruni, shfarosuni!!
Dhurata me e larte qe do na beni,
Vetem…larg institucioneve publike!!
noka nje debil ,i cili ka me shune ix.5 .se pale corap.