Në ndeshjen Laçi -Tirana e cila përfundoi me rezultatin 1:1, ka degraduar deri në përdorimin e dhunës mes lojtarëve.
Gjithçka ka nisur kur stafi i Tiranës ka hyrë në fushë e ka protestuar te gjyqtari Kridens Meta për ndërhyrjet dhe zgjatjen e minutave të lojës, ndërsa më pas tensioni ka vazhduar dhe në korridoret e “Selman Stërmasit”.
Ka qenë sulmuesi i Tiranës Majkëll Ngoo, i cili është përplasur fizikisht me lojtarët e Laçit teksa ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të të vënë situatën nën kontroll mes lojtarëve të skuadrave të Laçit dhe Tiranës
b.b/dita

Pse shtetl shqiptar lejon nji person si Michael ngo te ushtroj profesionin ne shqiperi kur ai eshte person i Denuar ne Angli per shitje te laughing gas ne festival, ne angli nuk lejohet te pajisesh me vize pune nqs je I denuar per mendim Tim duhet ti nderpritet viza dhe te mos lejohet
Nuk me “kujtohet” ndonje familje tiroci me mbiemrin Ngoo, qymyr.