Sherr mes Sesilias dhe Hervinit

Dita

Regjisorja Sesilia Plasari ka shpjeguar, gjithë arsyet se pse sipas saj, shfaqja “Liri në Bremen” u vu në skenë pa miratimin e saj. Ajo ka akuzuar për këtë drejtorin e TK, Hervin Çuli, i cili sipas regjisores ka sjellje rrugaçërore dhe me të nuk mund të komunikohet. Më tutje regjisorja thotë se shfaqja u vu në skenë me miratimin e sekretares së Çulit. Ndërsa edhe Çuli vetë ka dhënë shpjegimin e tij. Ai ka postuar një status në Facebook, ku ndër të tjera shkruan: “…Sot disa nuk kanë lënë llaf pa thënë kundër meje, pas një gjoja skandali që ka plasur në Teatrin Kombëtar… Thjesht, pastër, bukur: nuk ka konflikt midis Hervin Çulit dhe Sesilia Plasarit. Ka një konflikt midis Teatrit Kombëtar dhe një regjisori… Zonja Plasari akoma nuk dihet se ç’kërkon dhe në një mënyrë të çuditshme nis të sabotojë shfaqjen e vet. Gjithë historia ka lidhje me një individ që quhet Florian Çanga që ka bërë teknologjinë dhe i ka kërkuar TK një kontratë pagese që kalon çdo logjikë normale. Pagesa që kërkonte zotëria në total, për 20 shfaqet që do të vendosim në një vit ishte 220 milionë lekë premiera. Teatri nuk ka mundësi të paguajë kaq para, pasi, ndërkohë që me vendim të bordit të TK, Robert Ndrenika, aktor i nderuar karriere paguhet për të kryer role me 160 mijë lekë të vjetra”. Nëse është i vërtetë ky raport monetar… kjo Sesilia e paska ca si shumë të rëndë dorën!

Share This Article
1 Comment
  • O Ervin, vetem mos e krahaso figuren e te madhit Ndrenika, me karkalece teatri.
    R. Ndrenika, eshte njeri qe sblihet me para, eshte artist i nje plejade, qe parane se kishin perparesi.
    Ndersa atyre karkalecave qe pretendojne se bejne teater, thuaji, pirdhuni, se llogarine e ben spektatori, jo nje karkalec teatri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *