Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve, vritet 22 vjeçari

Leda Hysa

Një sherr ka ndodhur dje në mbrëmje mes disa emigrantëve shqiptarë dhe disa banorëve vendas në një fshat të Selanikut.

Mësohet se disa të rinj janë përleshur fizikisht, e për pasojë ka humbur jetën një shtetas grek 22 vjeç, si pasojë e goditjes me thikë.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në qendër të Kalohorit. Ende nuk dihen motivet e përplasjes, ndërkohë që nuk janë dhënë as detaje të tjera.

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka arrestuar 9 persona si të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Autoritetet helene po përpiqen të vënë situatën nën kontroll pasi i druhen tensioneve të reja mes vendasve dhe emigrantëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *