Beteja se kush është më i suksesshmi në kinematografinë turke mbetet ende e hapur. Aktorët ende zihen për vlerësimet që kanë dhënë ndaj njëri-tjetrit.
“Sulltan Sulejmani”, ka përgënjeshtruar të gjithë zërat se Kivanç Tatlitug është më i suksesshmi. Sipas tij, meritat duhet t’i marrë ai që është më i zoti dhe jo të bëhet me anë të njohjeve.
Kivanç Tatlitug është i njohur tashmë për rolet e tij si protagonist në telenovelat turke. Ai njihet si Mehmeti në telenovelën “Gymysh”, Halili në “Menekshe dhe Halili”, si Behlul në “Dashuri e ndaluar” apo Kurt Seiti tek “Kurti dhe Sura”.
Halit Ergenc, është i njohur me rolin e tij si Sulltan Sulejmani në telenovelën turke “Sulejmani i Madhërishëm” apo si Onur në telenovelën “1001 Net”.
