Sherr mes taksistëve në Vlorë, plagoset njëri me kaçavidë

Bora Basholli

Sherri mes dy taksistëve në Vlorë ka sjellë plagosjen me kaçavidë të njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit.

“Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Policia ka kapur autorin, shtetasin A.P 40 vjec dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Vrasin njeri-tjetrin me thika, kacavida, sqepare, cekice, hunj e kercunj, per pesemije leke te vjetra. Nga ana tjeter lejojne te vidhen me miliona euro ketu e tridhjete vjet dhe nuk ben ze njeri. Popull vari leshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *