Sherr mes të rinjsh në Gramsh, dy të plagosur

Ornela

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Gramshit pasi kanë goditur me sende të forta një 31-vjeçar.

Bledar Kumria, 31 vjeç dhe Eni Dollani, 26 vjeç nga fshati Pishaj i Gramshit, në fshatin Bersnik janë konfliktuar me Erind Berbiun, dhe dyshohen se e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Edhe vetë i dëmtuari është arrestuar nga policia, pasi në konflikt e sipër dyshohet të ketë goditur me thikë Eni Dollani duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Të dy shtetasit, ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *