Sherr mes të rinjve, humb jetën 20-vjeçari në Bulqizë

J L

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri mes të rinjve në qendër të qytetit të Bulqizës.

Mësohet se i riu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra me thikë, nga një konflik i çastit.

Bëhet me dije se 20 vjeçari ka humbur jetën menjëherë pas sulmit me thikë. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e sherrit mes të rinjve.

Ndërkohë, pak pas krimit, autori me inicialet F.K., 22 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij sherri.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *