Një sherr mes të rinjve në Genova të Italisë ka çuar deri në plagosjen e njërit prej tyre, një të riu shqiptar.
Mediat lokale raportojnë se në konflikt u përfshin rreth 6 djem, të cilët u përleshen me njëri tjetrin duke përdorur sende të forta.
Shqiptari i plagosur pësoi dëmtime në kokë e në dorë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë në sherr u arratisën.
Policia u njoftua nga kalimtarët e rastit për konfliktin mes të rinjve. Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa pritet dëshmia e shqiptarit të lënduar për të treguar variantin e ngjarjes.
l.h/ dita
