Një 26-vjeçar në Laç është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15.
I plagosuri është me iniciale A.N., dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar autorin e plagosjes. Ai është 30 vjeç me iniciale E.M. nga Kruja, i cili është shpallur në kërkim.
Në disa pika të qytetit janë ngritur postblloqe për kapjen e tij, ndërkohë që pritet të zbardhen motivet e ngjarjes.
l.h/ dita
