Sherr mes të rinjve në Peshkopi, në gjendje të rëndë 24 vjeçari

Leda Hysa

Një konflikt për motive që ende nuk janë zbardhur ka përfshirë në sherr një grup të rinjsh në qytetin e Peshkopisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe si pasojë e konfliktit një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. I riu është shtruar në spitalin rajonal dhe është në rrezik për jetën.

Nga raportimet e para mësohet se ai është goditur me mjete të forta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka dhënë detajet apo identitetet e personave që janë përplasur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *