Sherr mes të rinjve në Pukë, 25-vjeçari goditet me thikë

Dita

Një sherr me thikë ka ndodhur mes dy bashkëmoshatarëve pasditen e së shtunës në fshatin Blerim të Fushë-Arrëzit.

Shtetasi Erjon Hasani ka plagosur 5 herë me thikë 25-vjeçarin Aleksandër Matoshin.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës, ku momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, sherri midis dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq, uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, shtetasit Erjon Hasani.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *