Sherr mes të rinjve, thikë në shpatull 19 vjeçarit

Dita

Sherri mes dy të rinjve pas një konflikti të çastit përfundoi në përdorimin e armëve të ftohta mesditën e sotme në Shkozë.

Një 19 vjeçar i identifikuar nga policia si K Selmani është plagosur me thikë në shpatull por është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar Arjol Xenollari, 21 vjeç, është kapur dhe ndaluar nga policia .

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika me të cilën është kryer Krimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *