Sherr mes vëllezërve, njëri qëllohet me thikë

Ornela

 

Një sherr mes dy vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Policia e Tiranës thotë në një njoftim zyrtar se ka mbetur i plagosur A.X., i cili u qëllua me thikë nga vëllai i tij me iniciale I.X.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meta” rreth orës 11:54. I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.

o.j/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *