Saimir Çedja u vra për një fjalë goje, askush nuk e ndihmoi në autobus. Daja i djalit 22-vjeçar, Fadil Alldervishi, thotë në një intervistë për “Panoramën” se ai u vra pasi u kërkoi autorëve të krimit të mos përdorini fjalë të pistë e të mos ngacmonin vajzat që ndodheshin në autobus. Vërejtja nuk është pranuar nga dy të rinjtë e tjerë, të cilët e kanë sulmuar atë, duke e goditur me thikë në zemër. Daja i viktimës thotë se 22-vjeçari Çedja punonte si kamerier dhe po kthehej nga puna natën e ngjarjes. Pas sulmit, ai nuk është ndihmuar nga asnjë prej pasagjerëve të autobusit dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Një ditë më parë, policia arrestoi Artur Zeqirin dhe Ilir Dritën, autorët e vrasjes së 22-vjeçarit Saimir Çedja.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur Markata e vjetër, tek rruga “Ali Demi”, ku pas një konflikti të momentit është qëlluar me thikë në zemër 22-vjeçari Sajmir Çedja. Mësohet se në autobus është krijuar panik, çka ka detyruar shoferin të hapë menjëherë dyert.
Qytetarë, me ,,dy para mend” në kokë! Këto ngjarje të rënda e të pa pranueshme, po përsëriten e po shtohen për ditë. Situata e krijuar ka shkaqe dhe shkaktar. Shkaqe ka shumë. Shkaktari i këtyre shkaqeve është një. Ai është Saliu. Duhet sikterisur me 23 qershor….