Sherr në bilardo, plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar

Dita

Një sherr i nisur në një bilardo për pak rrezikoi që të shndërrohej në tragjedi.

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qendër të Fushë Arrëzit. Arjan Voci, nga fshati Dush i Vaut të Dejës, është qëlluar me armë zjarri pas një sherri mes të rinjsh në një bilardo.

Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i identifikuar si V.Topjana, i cili u largua menjëherë pas kryerjes së krimit.

Arjan Voci është dërguar në spitalin e Shkodrës, në gjendje kritike për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *