Kapet një ditë pasi tentoi te mbyste me litar gruan e vet, e cila ndodhet tashme rende ne spital.
Ngjarja ka ndodhur ne banesen e shtetasit Fecor Bicaku ne Lushnje.
Sipas policise, Feçor Biçaku, 56 vjeç, banues në Lushnje u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim pasi në datën 04.07.2017, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 52 vjeçe.
Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.
