Dy azilkërkues kosovarë janë përleshur ashpër me tre azilkërkues turq në kampin Deggendorf (Landi Thüringen, Gjermani), përleshje kjo e cila për pak sa nuk përfundoi me fatalitet për dy nga ta.
Policia gjermane ka njoftuar se një azilkërkues 23 vjeçar nga Kosova i ka qëlluar kundërshtarët e vet me një shishe qelqi duke iu ka shkaktuar lëndime të rënda, raporton Albinfo.ch.
Sherri ka filluar ndërmjet dy azilkërkuesve kosovarë dhe një turku e dy shoqëruesve të tij, të cilët janë zënë dy herë në lokale të ndryshme dhe të dy herët kosovarët janë nxjerrë jashtë nga sigurimi i lokaleve përkatëse. Herën e dytë, ata i kanë pritur kundërshtarët e tyre para lokalit ku dhe është përshkallëzuar situata.
Fillimisht, ka qenë kosovari 23 vjeçar qe e ka goditur turkun me një shishe xhami, e pastaj ai me shishen e thyer në dorë ka sulmuar edhe dy të tjerët, të cilëve u ka shkaktuar prerje të thella.
Sulmuesi dhe shoqëruesi i tij 19 vjeçar kanë ikur nga vendi i ngjarjes por më pas janë kapur nga policia. Ndaj 23 vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale tentim vrasjeje.

Shqiperi-Turqi. 2 – 0
E more , se s’ka gje , ndeshje “derby” ka qene . Midis turqish .