Sherr në lokalin në Elbasan/ Në pranga dy persona, dy të tjerë shpallen në kërkim

time

Pas një sherri të ndodhur mbrëmë në një lokal në bulevardin kryesor të qytetit, Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Sipas policisë, mbrëmë në një lokal në bulevard ka ndodhur një sherr, ku janë dëmtuar edhe tavolina e banaku dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën edhe qetësinë publike.

Njoftimi i policisë:

Nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike si dhe dëmtuan ambientin e lokalit , vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim policor dy shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë Elbasan,  pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes klientëve dhe personelit të shërbimit të  lokalit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pjeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar  me personelin e shërbimit të këtij lokali  si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive   njëri prej klientëve  që nisi konfliktin , shtetasi A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë shtetasit A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç. të cilën e kishte me qira  janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike  si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si armë e ftohët.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërim i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike” A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve:  J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë  shërbimet e Policisë kanë mundur të largohen.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *