Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Një i ri është goditur disa herë me thikë.
Dino Majko gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos me thikë mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Eniveld Aliaj, 37 vjeç.
Sherri mes të rinjve nisi jashtë një lokali në lagjen nr.1 të Sarandës, mbi shëtitoren e qytetit rreth orës 21:50 dhe më pas të dy personat kanë përfunduar duke u konfliktuar brenda tij.
Skenat prej tyre janë përshkruar si të tmerrshme nga klientë e turistë që gjendeshin brenda lokalit.
29-vjeçari është goditur disa herë më thikë nga Aliaj në bark, shpinë, gjoks dhe kofshë, por fatmirësisht nuk ka pasur çarje enësh gjaku.
Kjo është hera e dytë që Dino Majko plagoset. Në gusht të vitit 2020, atëherë 27 vjeç Majko u plagos në lagjen 4 në Sarandë me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë për motive banale.
37-vjeçari Aliaj është me profesion peshkatar dhe njihet si person problematik dhe me rrezikshmëri shoqërore, pasi ka qenë i shoqëruar muajt e fundit edhe për ngjarje të tjera kryesisht zënka.
Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosjen e bërë në Sarandë mbrëmjen e sotme.
Informacion paraprak
Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

j.l./ dita
