Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Turkut” të qytetit të Shkodrës.
Shtetasi Bashkim Guri ka mbetur i plagosur pas një përplasjeje me thikë.
Në kërkim si autor i ngjarjes është shpallur Ilir H.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.
