Bisedoi Adrian Thano
“Shpesh e ka shndërruar studion në një qoshe televizive të sunduar nga vulgariteti, thashethemet, baltosja – thotë Mustafa Nano për B.Fevziun i pyetur për akuzat “me prona e leje ndërtimi” mes këtij të fundit e F.Lubonjës. “e tij më 21 janar të vitit 2011, e në ditët që e pasuan këtë datë nga më tragjiket në historinë e Shqipërisë, kanë qenë … mos o Zot” – thotë për Lubonjën. Në këtë bisedë me DITA-n, Mustafa Nano është si përherë.. i drejtë.
Pyetje: Gazetarët (saktësoj: ata që publiku njeh si të tillë dhe këta janë kryesisht analistët e njohur politikë) a janë ende përfaqësues të interesit publik? Apo e kanë trafikuar ata dhe mediat interesin publik? Cili është identikiti (ose identikitet) e gazetarit të sotëm shqiptar, sipas Mustafa Nanos? Pra çfarë gazetarësh kemi sot? Mund të flasim për “disa kategori” gazetarësh?
Përgjigje: Interesi publik është vështirësisht i përkufizueshëm; në mos, çdo përkufizim do jetë i diskutueshëm. Edhe “intelektualët” e peticioneve janë me pretendimin që po mbrojnë interesin publik, kur ngrihen në favor të pushtetit e kundër opozitës. Po kështu mendoj dhe unë lidhur me qëndrimet që mbaj. Kush e ndan këtë punë? Prandaj, unë do ta lija mënjanë interesin publik si bazë të vlerësimeve për sho-shoqin. Unë i ndaj gazetarët në dy kategori, në gazetarë me eshtër e në gazetarë pa eshtër. Dhe tek gazetarët pa eshtër nuk fus veç gazetarët që janë rreshtuar me pushtetin. Jo, fus gazetarët që nuk kanë “eshtër”, dmth që nuk kanë respekt për veten, që nuk kanë kredo e bindje të tyret, për të cilat ia vlen të luftosh, që nuk kanë një qibër morale, që kanë zanat bythë lëpirjen, që s’e kanë për gjë të hidhen sa nga njëra anë në tjetrën, që në vend të kritikës bëjnë lëvdata, që tremben prej presionit më të vogël, etj, etj. Të tillë ka majtas e djathtas. Janë shtuar e shtrirë shumë. Ndërsa numri i gazetarëve “me eshtër” është duke u pakësuar frikshëm.
Pyetje: Në një “anketë” të Respublica-s, ju e shpallët Mero Bazen si njeriun e vitit. Çfarë e ka dalluar Bazen sipas teje nga gazetarët e tjerë?
Përgjigje: E kam shpjeguar që Meron, teksa kam dhënë atë opinion, nuk e kam parë si gazetar. E kam parë si opozitar, si njeri politik, dhe parë kështu, kam mbetur i befasuar nga nervi i tij opozitar. Jetojmë në kohë të vështira për opozitën. Vetë opozita ka pasur momente përgjumjeje e dorëzimi. Në këto rrethana, Mero Baze ka shërbyer si një pol opozitar. Gazeta e tij online vizitohet nga disa dhjetra mijra lexues në ditë. Dhe në këtë pikë më duhet të bëj një saktësim: Mero Baze bën një lloj gazetarie që unë nuk ia pëlqej. Ai ka një penë të mirë, gati-gati gërryese; ai ka një instinkt të mirë të gazetarit; ai ka energji e guxim. Gazetaria e tij nuk më pëlqen, megjithatë. Unë jam për një lloj tjetër gazetarie.
Por në këtë pikë është i justifikuar nga koha që jetojmë?
Ndoshta.
Pyetje: Para disa ditësh dy individë të tjerë të njohur të medias shqiptare B. Fevziu e F. Lubonja nisën të akuzonin njëri tjetrin për prona, pallate etj. I akuzuari kryesor në debatin që pasoi ishte B. Fevziu, që i mbylli replikat me një “nuk është mëkat të kesh prona në Shqipëri” etj. Përtej këtij, a mendon se ka hyrë flirti me pushtetin, korrupsioni edhe në gazetari?
Përgjigje: Këto punët e pallateve që kanë gazetarët unë nuk i di mirë. E do doja që ndokush të merrte nga zyra e regjistrimit të pasurive të gjitha pronat e apartamentet e gazetarëve, e ta publikonte një listë të tillë. Do ish alamet lajmi. Unë marr përsipër ta publikoj në sitin tim këtë listë, nëse ma sjell dikush me emër e mbiemër. Madje, nuk do ish keq që edhe nja 20-30 analistë “të famshëm” të detyroheshin me ligj të deklaronin për çdo vit pasurinë e tyre.
Por … ka një “por” në këtë mes. Nuk ka nevojë të dish gjëra të tilla për të denoncuar gazetarët e gazetarinë e këtij vendi. Ka kritere të tjera të natyrës deontologjike për ta bërë këtë. Unë nuk e shoh të keqen e Fevziut tek fakti që ka prona, të cilat – përsëris – nuk ia njoh. As tek fakti që mbi pronat ka ndërtuar pallate. Ndoshta do ta bëja dhe unë atë që ka bërë Fevziu, dmth do kërkoja ndonjë leje ndërtimi për të ndërtuar diçka mbi një pronë timen, s’ka gjë se aty do prishja një lulishte. Ndoshta do ta bënte dhe Lubonja.
Fevziun unë e qortoj për tjetër gjë. E qortoj për gazetarinë që bën, e qortoj që fton kryeministrin e vendit gjashtë herë në tre muaj (ka pasur një periudhë të tillë, kur kjo ka ndodhur), e qortoj që bën lojra të politikës, e qortoj që shpesh e ka shndërruar studion në një qoshe televizive të sunduar nga vulgariteti, thashethemet, baltosja (këtë herë u bë ai vetë viktimë), e qortoj që bën krejt pa arsye, e në mënyrë krejt të pashijshme, qoka mondane e promocione lapërdhare për ndonjë libër të tijin, e qortoj që nuk thotë një fjalë kur televizioni TV Klan bëhet njësh, fare njësh, me pushtetin, etj.
Nën këtë këndshikimi, edhe Lubonja vetë del disi zbuluar, s’ka gjë se nuk ka prona e apartamente. Një numër qëndrimesh që ky ka mbajtur gjatë 5-6 viteve të fundit më kanë lënë pa gojë. Fjala vjen, qëndrimet e tij më 21 janar të vitit 2011, e në ditët që e pasuan këtë datë nga më tragjiket në historinë e Shqipërisë, kanë qenë … mos o Zot. Nuk ka asnjë dëngël morale e moralisti që mund ta justifikojë për ato qëndrime.
Pyetje: Ka një numër gazetarësh të lidhur me polet e pushtetit që fitojnë shifra të paimagjinueshme për publikun dhe kanë vënë gjithashtu si politikanët pasuri të mëdha dhe të pashpjegueshme. Ndërkohë që dëshira për të bërë gazetarin sa vjen e zbehet tek brezi i ri dhe gazetarët e rinj që dalin nga shkolla përkatëse, janë përgjithësisht krrunde si në gjithë degët e tjera. Drejt cfarë do shkojë ky profesion në Shqipëri sipas Nanos?
Përgjigje: Ju thashë, nuk kam informacion për gjëra të tilla. Doni një sugjerim? Hajde bëhemi bashkë, unë si gazetar, n’daç edhe si botues i Respublica-s, e ju si kryeredaktor i Ditës, ftojmë dhe të tjerë kolegë gazetarë, kryeredaktorë e botues, e t’i bëjmë një kërkesë zyrës së regjistrimit të pasurive për të na informuar lidhur me pasuritë e analistëve “të famshëm” të Shqipërisë. Tok me analistët mund të fusim dhe kryeredaktorë edicionesh informative të televizioneve, moderator talk-shou-sh, kryeredaktorë jetëgjatë gazetash, etj. Me siguri që zyra nuk ka për t’i thënë “jo” kësaj kërkese (nëse bëhemi bashkë, kuptohet). Dhe ka për të qenë me të vërtetë një scoop i jashtëzakonshëm, nëse e bëjmë. E meqënëse ju përmendni gazetarët e rinj, unë kam frikë se ky scoop ka për t’iua zvjerdhur fare profesionin që kanë.
Por insistoj: ne nuk kemi pse të presim të dhëna të tilla, apo të lëshohemi në spekullime, sa herë që duam të shquajmë krundet nga mielli në gazetari. Ne mund ta bëjmë këtë mbi bazën e kritereve që thashë më sipër.
Pyetje: Si e parashikon sjelljen e medias në këtë fushatë?
Përgjigje: Do ndodhë ajo që ka ndodhur gjithnjë. Mass-media do të jetë bartësja e banalitetit elektoral. Do ta kryejë me qejf këtë mision. Gazetarët dhe kameramanët do të ndjekin nga pas politikanët në të gjitha aktivitetet elektorale, do të kthehen në Tiranë, do ta mbajnë frymën në dhomat e montazhit e në redaksitë e tyre, do ta kopsitin mirë lajmin ashtu si kanë marrë porosi nga pronari që ka folur në telefon me politikanët, dhe kështu, edicionet elektorale do të vallzojnë me ritëm tubimesh e fjalimesh idiote.
Ka një version më të keq, gjë që u verfikua në zgjedhjet e fundit. Partitë i filmojnë vetë aktivitetet, madje dhe i ndërtojnë në formë medemek gazetareske me t’u kthyer në Tiranë, dhe pas kësaj ua dërgojnë redaksive të televizioneve, të cilave s’u mbetet asgjë për të bërë: fusin kasetën për transmetim, dhe “lajmi” del on air.
E di, Adi? Kam frikë se nëse do bëhej një listë gjërash të fëlliqura e të shëmtuara të kësaj bote, fushatat elektorale në Shqipëri do ishin në këtë listë. Unë vetë përpiqem të izolohem në rrethana të tilla (e informoj veten nëpërmjet gazetave, të cilat janë sidoqoftë më pak agresive), por me gjithë përpjekjet e mija, nuk ia kam dalë të izolohem. Britmat e politikanëve futen në çdo skutë.
Pyetje: Ju rezulton që shqiptarët të kenë nisur të kenë sërish frikë? Frikë të flasin, frikë të kritikojnë, pra frikë të thonë atë që mendojnë, frikë të protestojnë… Ka një shumicë të heshtur e të dëshpëruar në Shqipëri?
Përgjigje: Po, kanë frikë. Por nuk është frika se dikush u heq jetën, s’ka gjë se edhe kjo mund të ndodhë (edhe ka ndodhur, apo jo? Sali Berisha, ky personazh qartazi kriminal, vrau fare pa të keq katër vetë mu në bulevard, faqe botës); më së shumti është frika se dikush u heq mjetet e mbijetesës. Dhe kjo rrethanë ka korruptuar më së pari intellighentzia-n shqiptare, atë pjesë të elitës që e siguron mbijetesën nga thërrimet që u japin bandat me pushtet në këmbim të një fjale, apo të një peticioni, në favor të pushtetit.
Pyetje: Pse ka ndodhur?
Përgjigje: Sepse të gjithë po binden që Shqipëria ka rënë nën sundimin e një bande. Njerëzit janë dorëzuar përpara faktit që sundimtarin nuk e gjen asgjë, edhe kur vret katër vetë, edhe kur djali i tij është pjesë e një afere korruptive, ku gjejnë vdekjen 26 vetë, edhe kur vajza e tij denoncohet si një seksere nga një biznesmen i huaj. Ky fakt, tok me korrupsionin që është përhapur si një flamë, prodhon vetvetiu një klimë frike e subordinimi, në të cilën si zor të lindë ndonjë gjë e hairit.
Pyetje: Me këtë “përligjen” dhe intelektualët e peticionit?
Përgjigje: Tek ky argument nuk do doja të ndalesha shumë. Veç dy gjëra po them shpejt e shpejt: së pari, ata që kanë nënshkruar këto peticione janë për të ardhur keq, e së dyti, peticione të tilla, tok me nënshkruesit e tyre, na e bëjnë më të kuptueshme jo vetëm historinë e njëzet viteve të fundit, por çdo moment tjetër historik tonin. Në thelb, nënshkruesit e peticioneve të tilla kanë bërë mirëfilltazi historinë e Shqipërisë. I kanë dhënë tonin kësaj historie. Gjithnjë.
Pyetje: Në editorialin tuaj të fundit botuar këto ditë në shtyp ngrini pyetjen “Si do të sillet nesër me familjen “Berisha” opozita e sotme?”. Ju shkruani (po ju citoj): “Nëse nuk veprohet ndaj familjes, nuk mund të veprohet ndaj askujt tjetër për zullume që i ka kryer tok me familjen e në emër të familjes…”. Cfarë kini parasysh me “veprohet ndaj familjes”.
Përgjigje: Kjo familje po ngjan gjithnjë e më tepër me familjet e despotëve kudo nëpër botë. Dhe kur them këtë kam parasysh, se plaçitja e vendit është krimi më i parëndësishëm i tyre.
Si i bëhet? Nuk jam i qartë në këtë pikë. Shkrimi, të cilit ju i referoheni, është më afër shfrimit se sa arsyetimit, e prandaj, aty nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam shitur nevojën për një rrugëzgjidhje. Unë di që mosndëshkimi i këtyre njerëzve krijon një precedent të rrezikshëm për të ardhshmen (banditizmi politik do të ndihet gjithë kohën i inkurajuar), por ndëshkimi nuk është aq i kollajtë. Por di gjithahstu se ky sistem (këtu fus dhe institucionet e drejtësisë) është ndërtuar nga Berisha e të vetët pikërisht për të bërë të pamundur ndëshkimin e tyre. Duket si një rreth vicioz. Dhe është.
*******
Sherri në studio, Lubonja-Fevziut: Edhe pallati yt, mbi lulishte. Ke marrë leje ndërtimi sa ke dashur
Gjatë debatit të fundit në “Opinion” në TV KLAN, gjatë diskutimeve për akuzat e PD ndaj Linda Bashës, opinionisti Lubonja nisi të flasë për çështjen e ndërtimeve dhe pallateve në kryeqytet. Në një moment Lubonja i është referuar një bisede me ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës Albert Brojka për një plan rregullues që ekzistonte që në kohën e qeverisë së Adil Çarçanit. Në këtë moment ka ndërhyrë Blendi Fevziu dhe ka mohuar ekzistencën e këtij plani, ndërsa më pas biseda në studio ka precipituar dhe Lubonja ka nisur të thumbojë kolegun e tij Fevziu aq sa ishte Lubonja ai që pyeste dhe Fevziu që përgjigjej. Edhe pallati jot mbi lulishte e ke ndërtuar – u shpreh Lubonja duke u kapur me B.Fevziun për pallatin ku ai jeton dhe mënyrën se si është marrë leja e atij pallati, ndërsa në shpërthim e sipër Lubonja i ka kujtuar Fevziut se ka marrë “sa leje ke dashur”. Kanë pasur replika mes të dyve mbi pronësinë e pallatit ku jeton B.Fevziu. Replikat mes tyre mbrëmë bën shumë sensacion dhe në faqe sociale, ku shumë gazetarë nisën të postonin statuse në rrjetet sociale duke vënë në pah faktin se Lubonja ja “mblodhi” Blendi Fevziut.
Flm Mustafa. Mire qe ju kemi juve se opozites i eshte lagur baruti ka kohe
Nuk e kuptoj.. pse duhet te jene deputete en PS njerez qe nuk u dime as emrat dhe qe kushedi ku kane bizneset dhe OJF-te e i ka kapur Saliu nga bolet.. Pse nuk ben PS-ja deputete gazetaret kurajoze, ata qe kane mposhtur friken dhe qe na frymezojne edhe ne te mos fshihemi vrimave si minjte??? Perse dreqin duhet te jene gjerat keshtu???? Kete nuk e kuptoj nga Shqiperia une. Megjithese larg shpehher them: Ore pse duhet te jen ne politik keta qe jan dhe nuk jan ata qe i thone bukes buke dhe ujit uje? Kush i zgjedh keta muterira??
Deshem pak numrin telefon te Mustafa Nanos brenda mundesive pls
Keto fytyra te qelbura qe kemi kaq kohe qe na prishin oreksin, nje dite duhet ti vendosim neper WC, se s’meritojne me shume
Pershendetje Mustafa. Uroj Shqiperia te behet nje vend i jetueshem per njerez si ty dhe si ne te tjeret qe nuk mundem me dhe u larguam. Kur valle?
Z.Nano …. jeni shume i prese dhe i sakte per cfare diskutoni.
Opozita duhet ta ndeshkoje me drejtesine e vertete Fam. Berisha.
Kjo familje e zbritur me mendesi kanunore-bajraktaresh komunista.
…. Shtepia e familjes te Z.Linda nuk eshte bere mbi lulushten (nje genjeshter e sajuar nga ata injorante te Sali Bishes qe jetone neper konvikte apo qe zbrieten me kazma dhe arme per te pushtuar tokat e Tiranes).
Une kam banuar per afro 30 vjet ne pallatin prane prones se Z.Linda, dhe kurre nuk ka ekzistuar lulishte apo vend per tu sajuar lulishte …. perkundrazi pallatet per reth jane ngritur ne kohen e Enverit mbi pronat e Tiranseve te vertete ashtu si Z.Linda Rama.
Z.Nao gjithmone te degjoj dhe mesoj te vertetat qe ekzistojne ne shoqerine shqipetare te frikesuar dhe te ndrydhur apo qe disa i servilosen apo lepijne kockat e pushtetit te kriminelit Sali.
je nga te paktet gazetare ne Shqiperi Z.Nano, komplimente per shkrimin.
Jeni pak, shume pak gazetare me eshter – M. Baze, M. Nano, A. Thano dhe A. Basha,
Gjithsesi po beni shume, teper shume, perballle nje korrupcioni kriminal tashme te ligjeruar e institucionalizuar.
Kjo eshte jo pak, ju lumte, faleminderit !
Po lexoja me kenaqesi si perhere intervisten e Mustafa Nanos me nje nga gazetaret me te zote e kurajoze qe kemi,Adrian Thanon.Opinionet e Mustafajt s’do mend qe ishin te drejta,me vend,e pikante ,te shprehura me stilin e tij origjinal e te pelqyeshem,sidomos ndaj plakut te poshter e matuf,kriminel i rendomte politiko-ordiner e gojendyre rrugac Salih (qe ngjet tamam si ato fytyrat e tmerrshme te Inkuizicionit spanjoll) si dhe koleres berishiste qe ka zaptuar kete cope vend.
Por…,ma prishi terezine kur erdhi puna tek gazetari me me “eshter” ,Mero Baze.Pyetjes se Thanos se perse e kishte perzgjedhur si Njeri i Vitit,Mustafaj iu pergjigj se e kishte zgjedhur si opozitar e jo si gazetar.Pasi e vlereson vaket si, i mire,me nerv,instikt e i guximshem,Mustafaj thote se nuk e pelqen gazetarine e tij.Kjo mund te jete e drejta e tij personale te mos pelqeje gazetarine e dikujt tjeter,por eshte tejet e cuditshme, kontradiktore dhe alogjike sepse Merua opoziten ndaj regjimit te kalbur,kriminal e dru me pre te Salihit e ka bere vetem me gazetarine e tij investigative dhe editorialet e perditshme ne gazeten “TemA”!
Opoziten Mero Baze e ka bere jo si politikan,deputet apo si keto OJQ-te e shpifura qe kane uzurpuar shoqerine civile,por vetem me gazeten “TemA” dhe emisionin “Fokus”,qe po te mos i kishte mbyllur me dhune njeriu i Neandertalit Salih Berisha,do te ishin bere si gazeta “Koha Jone” dikur, qe shkundi nga themelet satrapin e PD-se dhe SHIK-un e tij gestapovist.Mjafton te lexosh librin e Mero Bazes “Viti 97″per te kuptuar se cfare gazetarie ben ai.
Megjithe kete lajthitje te Mustafa Nanos,ai prape mbetet gazetar e opinionist kritik i respektuar.Edhe per gazetarin e pocaqisur Blendi Fevziun,duhet te ishte shprehur tamam sipas cilesimit te tij te dashur: “bythlepires pushteti”,e me pusht edhe se vete haleja publike Fahri Balliu e halabake mediatike si Aleksander Frangaj, Arjan Cani e nje skote plehrash gazetarie si pune e Frrok Cupit,Artan Hoxhes e nje aradhe gazetarucesh bashibozuke qe i mbajne me buke gazetat e TV-te e qeverise.
Me kujtohet se vete Mustafaj,disa kohe me pare ka parashikuar sakte se ku do perfundonte biznesmeni i madh Koco Kokedhima me gazeten e tij “Shekulli”, dikur gazete kombetare kritike,qe sot eshte nje medie e squllet,pa ndikim e me gazetare jo cilesore.Hane kur ishte aty Adrian Thano!Kete te ben mungesa e kurajos qytetare,ndersa gazetarin Mero Baze ky regjim banditesh e ka kercenuar me jete dhe e ka sulmuar eger edhe fizikisht vetem per gazetarine qe ben e duhet te beje cdo media e gazetar vertet kritik deri sa te shporret Salihi ky, mutacion i neveritshem i popullit shqiptar!
FAMILJA ”B E R I S H A ” NE BURG TE PERJETSHEM TE GJITHE , ME RROCA E POCA
cfare llogjike perdoret, po te analizosh kte llogjike jashte kufijeve do te dalim deficent, kurse brenda kufijeve llogje mbi llogje, e sdel kerkund,ne tere historine e shqiperise fajin e ka pasur njeshi domethene lideri, te gjitha strukturat e tjera te shoqerise as eshte marre mundimi te zihen me goje e jo me te analizohen, zogu trdhetar e hajdut, enveri diktator e pederast, fatos nano kumarxhi e i koruptuar, sali berisha te gjitha te zezat, shtrohet pyetja ; po ne c’muter jemi,kush na analizon ne qe i sherbejme njeshit dhe jemi pjesmares ne krim, aktive ose pasive derisa nuk shtrohet kjo pyetje dhe trajtohet me pergjegjesi morale, edhe 100 vjetori i dyte i (pamvaresise) do jete si i pari, dhe mediat e pamvarura do shtohen e mbushin tregun
Z.Nano, shkrimet, dhe intervistat e tua jane me kembe ne toke dhe une i pelqej.
Por ka dhe raste qe nuk kuptoj qendrimin tuaj ndaj Meros “gazetar opozitar”. Nqs gazetari opozitar i mungon ketij vendi, mos ndoshta ne duhet te presim sa te lindi te rriten dhe pastaj te lexojme kete gazetar?
Edhe diçka tjeter, me ka bere pershtypje opinioni juaj ne nje emision televiziv lidhur me qendrimin e gazetareve me femijet e politikaneve. Nuk eshte jeta private e tyre qe nuk duhet perfolur por jane djersa dhe gjaklu i popullit shqiptar qe ata kane vjedhur dhe grabitur dhe ne kete rast jo vetem qe gazetaret duhet te merren me jeten e tyre por duhet kerkuar qe ata te shkojne urgjentisht para drejtesise.
Shqiperia po jeton ne nje situata kur rregullat e arta te gazetarise edhe mund te shkelen (nqs jane shkelur) per hir te fatit te ketij kombi.
Sidoqofte shqiptaret kane nevoje per gazetare te formatit tuaj.
Disa nga rraca jone vazhdoni ta quanjne ende’ Saliun sikur të jetë njëfare kryeministeri që njeh ca rregulla e norma e bën ca punë dhe ka qënë i ndershëm por ..fëmijet e prishën dhe “ka dhe ca të meta të vockla”, … !
O milet dhe ju qe keni pak shkolle apo gjysem te mesuar dhe nga keta shumë i thon vehtes
Dhe analiste pale’,…shifini gjerat ne sy komentues apo intelektualë !……………
Berisha që ngerdheshet dhe shtrëmbëron surratin kur flet nuk do shumë mend të kuptohet se ç’malukat injorant shpellash i paskrupullt është dhe që di të godas vetëm pas shpine dhe po doget prej njëzet vjetësh nje popull të tërë dhe i duhet thënë troç: monster, kriminel, berr dhe çfarëdo epiteti që ka gjuha shqipe se i meriton të tëra, meriton dhe më shumë…se dogji
Shqiperine dhe sulmoi Vlorën me tanke në ’97-ën… apo e harruam, dhe tani po e çon ekonominë nën zero dhe ka shkatërruar çdo gjë, njerezit dhe vete demokracin, ekonominë e tregut, institucionet, drejtësine, kulturën, votimin etj, Ç’mund të shkatërroj më ?!!!!!
Atij i duhet thënë stop o moster që gënjen gjithë ditën ashiqare sikur të ketë të bëj me popujt Zulu dikur, pusho o monstër shpelle se more n’qafë një popull të tërë !!! Edhe popujt Zulu nuk do ta pranonin jo më për drejtues por as për qytetar një njeri që ngërdheshet dhe gënjen gjithe ditën, duke mashtruar ne menyren me banale nje popull te tere sikur te kishte vte bente me antikapate sic eshte vet, duke ri-inaguruar rreuge te vjedhura, duke folur para femijve te shkolles per opoziten, duke bërë xheste shtaze edhe nga podiumi I Brukselit, duke thene qe ne jemi nga vendet me të zhvilluara në Evropë, kur 90 % e popullsise jeton në kufijte e skamjes dhe mbijetesës, vendos ne Bashkinë e kryeqytetit kryetar Lulin e Bashajve nga katundet e Dibrës që buzëqesh si idjot dhe s’di të bëj asgjë, degjon vetem Zhozin-bukurane dhe idjote që tund kokën si pulat që kakarisnin në majë të pemës, feston 100-vjetorin e shtetit shqipatr duke folur dhe bërë shtatoren më të lartë për Ahmet Zogollin e Matit, dhe ky lloj malukati quhet në zhargonin popullor “njeri pa dinë e pa iman që duhet ndalur me hu’ ”!!! Nëse ka mbetur ende’ pak dinjitet dhe njerëz dinjitoz në këtë vend ky njeri jo vetëm nuk duhet të jetë me në drejtim në krye të vendit por duhet dengdisur që të mos na dalë më as në TV se është bërë tashme surrat i neveritshëm !!!!!
Urrejtja per familjen kryeministrore zbret si llave nga malet. Z.Nano e sheh dhe e ndjen nevojen qe kjo llave te derdhet mbi mekataret. Ashtu do te ndodhe.
E lexova dhe e rilexova shkrimin tuaj z.Nano!
Gazetaria Shqiptare dhe shume nga analistet jane kethyer sherbetore te politikave te ites,TURPE dhe vetem turpe te tradhtoshe idealet e profesionit per nji luge supe qe nji dite do te kethehet ne helm.
Pushteti eshte kethyer ne hanxhare per mediet,Fevziu dhe padroni i tije jane ne sherbim te klaneve Berisha .
“Analiste” si Artan Hoxha dhe nji fare Frrok Cupi jane turpi i atyre medieve qe i ftojne ne studio.
Analiste dhe gazetare i mire eshte aje qe nuke terhiqet perpara te vertetes,jo si keta lamashe qe dalin dhe flasin me gjuhen e Berishes.
Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevoje per gazetar profesionist dhe trima ne profesion si psh. Mero Baze qe luftoje dhame per dhame me bandat kriminale te Sali Berishes,kjo eshte gazetaria e vertet.
Ne Shqiperi gazetaret jane njerzit ma te persekutuar,,ma te percemuarit nga diktatura Berishiane,keshtu do vazhdohet?
Komplimente je trim dhe kurajoz dhe e vecanta se ti je vertet
Realist .Nuk jam specialist ne fushen tuaj por populli ndjen
dhe te kupton.Duhet te dish dicka (Ju keni mbeshtetjen.
tone).RESPEKTE!!!
Nje gje eshte mese e sigurt, saliu ka krijuar perandorine e tij te korrupsionit e cila eshte e afte te manipuloi gjithcka madje te vrasi dhe njerez ne mes te dites dhe me pas te tallet neper media pa ju dridhur qerpiku.kjo situate duhet te ndryshoi menjehere ne 23 qershor me mjetin e vetem qe u ka ngelur njerzve ne dore vota qe fal zotit nuk e ka ne dore bashar al asadi i shqiperise.