Sherr për bastin, vritet 19-vjeçari, identifikohet autori

anazapta

Një 19-vjeçar është vrarë mbrëmë në Fushë-Krujë, pas një sherri për ndeshjen e futbollit. Florian Kadiu është konfliktuar me një bashkëmoshatar të tij, për shkak të një basti sportiv. Ngjarja ndodhi në një lokal në Borizanë.

Mësohet se një grup të rinjsh, pjesë e të cilit ka qenë edhe 19-vjeçari Kadiu,  kanë qenë duke parë ndeshjen Dortmund-Real Madrid, në një nga lokalet e fshatit, kur janë konfliktuar për shkak të rezultatit të ndeshjes. Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 19-vjeçarit. Policia bëri të ditur sot se ka identifikuar autorin e vrasjes. Ai është Durim Xaka, 28 vjeç, i cili është  shpallur në kërkim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *