“Sherr” për Kosovën, Shqipëri-Serbi përplasje në OSBE

Dita

Shqipëria dhe Serbia janë përplasur sërish për Kosovën. Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen e OSBE-së. Sipas GSH-së, në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe SHBA-ve kanë kërkuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ndërsa ambasadori i Serbisë e ka refuzuar atë.

Ambasadori shqiptar, Spiro Koçi ka propozuar pranimin e shtetit më të ri në Evropë si pjesëmarrës, kërkesë e mbështetur edhe nga zv/ambasadorja amerikane, Kate Byrnes, por kjo u kundërshtua fort nga ambasadori i Serbisë në OSBE, Vuk Zugiç, i cili ka mundur të bllokojë sërish kërkesën e tyre.

Më 13 nëntor 2014 në Vjenë, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mbajti takimin e radhës, ku një prej shqetësimeve të delegacionit të Bashkimit Evropian, është fakti që në Kosovë, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga zgjedhjet, nuk është formuar ende qeveria dhe institucionet e tjera. Sipas delegacionit të BE-së në Këshillin e Përhershëm, kjo situatë e krijuar po pengon reformat dhe proceset integruese të Kosovës, si dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *